Basha nuk pranon të flasë pa praninë e Ramës në seancë, PD bojkoton foltoren e Kuvendit

Politikë

Basha nuk pranon të flasë pa praninë e Ramës në

Opozita nuk ka pranuar të vijojë diskutimet pa praninë e kryeministrit Edi Rama në seancë.

PD ka bojkotuar parlamentin. I pari që nuk pranoi të mbajë fjalën e tij, ishte kryedemokrati Lulzim Basha, i cili kërkoi praninë e Ramës për të diskutuar rreth çështjes së ditës.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla sqaroi për Grupin e PD-së se mungesa e Ramës ishte për arsye pune ndërsa ai do të jetë në Kuvend rreth orës 17:00.



Nikolla- Grupit të PD: Kryeministri mungon për arsye pune. Kryeministri në orën 17:00 do të jetë këtu.

Rushaj: Çfarëdo arsye të ketë patur kryeministri nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa kjo seancë plenare. Ne si grup parlamentar kërkojmë të mblidhemi dhe të marrim një vendim.

ME TE LEXUARAT