Basha pas takimit me amerikanët: Shqipëria në udhëkryq nga masakra zgjedhore

Politikë

Basha pas takimit me amerikanët: Shqipëria në udhëkryq nga

Pas takimit me delegacionin e Senatit Amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për gazetarët. Kryedemokrati u shpreh se me përfaqësuesit e lartë nga Uashingtoni u diskutuan një sërë çështjes si demokracia në vend, stabiliteti i rajonit dhe rolin e SHBA-ve.

Siç u shpreh Basha, me miqtë amerikanë diskutoi për rolin e PD-së dhe opozitës në demokracinë shqiptare si dhe për bashkëpunimin me SHBA për ta kthyer vendin “në shinat e demokracisë.”

PJESË NGA FJALA E BASHËS

“Kemi folur me përfaqësues të lartë nga Uashingtoni për demokracinë shqiptare, udhëkryqin në të cilin ndodhet në veçanti pas masakrës zgjedhore të 25 prillit. Dhe, rolin e PD dhe të opozitës shqiptare në Parlament dhe në bashkëpunim me të gjithë forcat e gjalla të shoqërisë shqiptare dhe me ndihmën e SHBA për të kthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë….

Përmes një vendi që është demokratik, ku nuk shkatërrohen por respektohen zgjedhjet e qytetarëve. Kur nuk goditet dhe burgoset i pamunduri por ndëshkohet politikani i korruptuar apo bosi i krimit të organizuar. Të krijojmë një klimë investimesh nga e cila të përfitojnë shqiptarët përmes vendeve të punës, përmes transformimit të teknologjisë dhe të kapitalit amerikan në Shqipëri.”

Çështja e dytë e diskutuar kishte lidhje me rajonin dhe stabilitetin me një fokus të veçantë tek projekti “Ballkani i Hapur” që sipas Bashës është një situatë e provokuar nga “ringjallja e planeve hegjemoniste serbe.”

“Çështja e dytë ka të bëjë me rajonin dhe me veçanti sa i përket situatës së provokuar nga ringjallja e planeve hegjemoniste serbe përmes proceseve si ai i Novi Sadit dhe nevojës për të përforcuar praninë politike dhe të gjithanshme amerikane për të ndaluar dhe kundërvënë çdo ofensive të forcave jo perëndimore ndaj arritjeve 30 vjeçare të SHBA dhe të boshtit euroatlantik për stabilitet në Ballkan. Me theks të veçantë për ruajtjen dhe garantimin e sovranitetit të Kosovës dhe përfundimin me sukses të njohjes reciproke si guri i fundit i themelit në stabilitetin e rajonit të Ballkanit.”

ME TE LEXUARAT