Berisha nga Vlora: PD pas fitores do t'i sigurojë çdo shqiptari 200 euro! Nuk do të ketë më të varfër!

Politikë

Berisha nga Vlora: PD pas fitores do t'i sigurojë çdo shqiptari

Në një takim më Vlorë, Sali Berisha prezantoi kandidatët për deputetë të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në këtë qark.

Berisha u shpreh se, Shqipëria pas 11 Majit, do të mbështesë rritjen e rrogave, pensioneve nga shteti.

"Po miq, e kemi shpallur, do e nisim nga zemra e dhimbsur. Do ta nisim me përulje. Do ta nisim me njerëzi. Me kujdes për ata që ky regjim pothuajse i përjashtoi nga Shqipëria, i varfëroi, i poshtëroi, i topiti dhe i la në mjerim ekstrem. jo, jo. Nuk do ketë më asnjë shqiptar që do jetë në mjerim ekstrem sepse ne taksat tuaja, paratë tuaja, djersën tuaj, para së gjithash dhe mbi të gjitha, do ua kthejmë ju dhe vetëm ju. T’i pyesim pak këta qeveritarë, si mund të dilni ju para qindra e mijërave burrave dhe grave që shkrinë jetën e tyre, shkrinë energjitë e tyre për Shqipërinë që është sot dhe tani trajtohen në mënyrën më mjerane, më poshtëruese.

Marrin pension më pak se sa Gjermania jep për kafshën shtëpiake. Ndërkohë ministrat, mbiministrat marrin 50 pensione. Ndërkohë ministrat, mbiministrat ulen me pjata 15 pensione. Hapin shishe 30 pensione. Si mundet? A mund të ecim në këtë mënyrë? Jo. U jap ju fjalën se 3 muajt e parë, kjo situatë përmbyset. Shqiptarët në mjerim nuk do ketë më. Çdo shqiptar do marrë 200 euro.

Nuk do ketë rrogë minimale nën 500 euro.Nuk do ketë rrogë mesatare nën 1200 euro.

Mësuesit e fëmijëve tanë do marrin 1500 euro. Shqipëria, shqiptarët nisin udhën për të dalë në krye të vendeve të rajonit për rrogat, pensionet dhe mbështetjen e tyre", tha Rama.

ME TE LEXUARAT