Delegacioni i SHBA në Tiranë, "forcohet" mbështetja ndaj Bashës pas përjashtimit të Berishës

Politikë

Delegacioni i SHBA në Tiranë, "forcohet" mbështetja

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti sot në një takim në selinë blu një delegacion të Senatit Amerikan.

Delegacioni kryesohej nga dy përfaqësues të lartë të Partisë Republikane, Robert Karem, i cili ka shërbyer si Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare dhe Paul Grove, zyrtar i Nënkomitetit të Shtetit për Operacionet e Jashtme.  Zyrtarë republikanë e nisën me kryedemokratin Basha axhendën e takimeve të tyre në Tiranë.

Vizita e tyre me në fokus sigurinë e rajonit, demokracinë dhe sundimin e ligjit, me Bashën përcjell mbështetjen për kreun e demokrateve, po ashtu dhe për qasjen e tij ndaj këtyre çështjeve.

Zgjedhja e republikanëve për të takuar fillimisht Bashën vjen  gjithashtu edhe si mesazh mbështetje për këtë të fundit, në një kohë kur situata në PD është tensionuar pas vendimit për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar demokrat.

Vizita vjen gjithashtu edhe pas deklaratave të ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim. Kjo e fundit shkoi menjëherë në zyrën e Bashës sapo u kthye nga Uashingtoni, ku dha mesazhe mbështetëse për Bashën. Ndër të tjera Kim deklaroi se “mezor prisnin të festonin fitoren e PD”.

ME TE LEXUARAT