Draft- raporti i Komisionit të PE-së për Shqipërinë: Të mos minohet puna e SPAK!

Politikë

Draft- raporti i Komisionit të PE-së për Shqipërinë:

Në draftin e Parlamentit Evropian thuhet se mirëpritet angazhimin e palëkundur i Shqipërisë për integrimin në BE, i cili reflekton konsensusin ndërmjet partive politike dhe mbështetje të gjerë nga qytetarët, dhe vlerëson përshtatjen e saj të plotë dhe të vazhdueshme me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe promovimin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Gjithashtu mirëpret ambicjen e Shqipërisë për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 dhe progresin e shpejtë të arritur vitet e fundit, veçanërisht hapjen e dy grupeve të kapitujve të negociatave në vitin 2024. Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit konsiderohen si gur prove në arritjen e standardeve të kërkuara nga Brukseli. Gjatë diskutimeve eurodeputetët këmbëngulën në nevojën për të adresuar dhe zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias.

Në draftraport insistohet në një debat konstruktiv dhe sjellje të rregullt parlamentare si aspekte kyçe të qeverisjes demokratike. Merr në konsideratë ndryshimet në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë të korrikut 2024. Gjithashtu mirëpritet progresi që Shqipëria ka arritur në zbatimin e reformave të drejtësisë, përfshirë procesin e vetingut.

Në draft raport theksohet puna kyçe e Strukturës Speciale të Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të Shqipërisë në ndjekjet penale dhe dënimeve në raste të korrupsionit në nivele të larta si dhe paralajmëron për të mos dëmtuar punën e institucioneve të pavarura, si SPAK, që janë të rëndësishme për procesin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit.

Sundimi i Ligjit

14 Mirëpret progresin që Shqipëria ka arritur në zbatimin e reformave të drejtësisë, përfshirë procesin e vetingut, i cili është përmbyllur në shkallën e parë; shpreh shqetësim, megjithatë, për ndërhyrjen dhe presionin politik të vazhdueshëm mbi sistemin gjyqësor;

15 Thekson punën kyçe të Strukturës Speciale të Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të Shqipërisë në vijimsinë e dokumentimit të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve në raste të korrupsionit në nivele të larta; paralajmëron kundër minimit të punës së institucioneve të pavarura si SPAK.

16 Vëren sfidat që lidhen me cilësinë dhe efikasitetin e sistemit të drejtësisë, përfshirë numrin e lartë të vakancave gjyqësore, staf të pamjaftueshëm nëpër gjykata, cilësinë e trajnimit fillestar dhe vazhdues të gjyqtarëve, koherencën e jurisprudencës dhe mungesën e një sistemi modern të menaxhimit të çështjeve të integruar; vëren se alokimet buxhetore janë të pamjaftueshme, veçanërisht për gjykatat.

17 Mirëpret miratimin e legjislacionit kombëtar për t'u përafruar me acquis-in e BE-së në luftën kundër pastrimit të parave; vëren nevojën për të krijuar një zyrë të fuqishme për rikuperimin e pasurive dhe për të përmirësuar procesin e vetingut, hetimit, ndjekjes penale dhe dënimit të rasteve të korrupsionit në nivele të larta, përfshirë edhe përmes sekuestrimit dhe konfiskimit përfundimtar të pasurive kriminale;

18 Bën thirrje për Shqipërinë që të vazhdojë përafrimin e kuadrit të saj ligjor me acquis-in e BE-së në luftën kundër krimit të organizuar; vëren emërimin e prokurorëve të tjerë në Prokurorinë Speciale si dhe krijimin e një njësie hetimore financiare; vlerëson pjesëmarrjen e Shqipërisë në operacione të përbashkëta dhe bashkëpunimin në kuadër të platformës shumëdisiplinore evropiane kundër kërcënimeve kriminale (EMPACT) dhe me INTERPOL-in në luftën kundër krimit të organizuar./ shqiptarja

ME TE LEXUARAT