E drejton opozita, miratohet ngritja e Komisionit Hetimor për 25 prillin

Politikë

E drejton opozita, miratohet ngritja e Komisionit Hetimor për 25 prillin

Me 120 vota pro Kuvendi miratoi sot ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Ky komision do të drejtohet nga opozita, pasi u kërkua nga këta të fundit.

Ndërsa ai për Bechetti-n i kërkuar gjithashtu nga opozita u rrëzua, pasi u votua me 77 vota kundër dhe 43 pro, duke mos marrë kështu votat e nevojshme për miratim.

Kryeministri Edi Rama dhe socialistët refuzuan sot të pranon ngritjen e këtij komisioni, pasi sipas tyre bie ndesh me konfidencialitetin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, kërkesa tjetër e opozitës për krijimin e një komisioni për inceneratorët do të kalohet për votim javën e ardhshme.

Mazhoranca ka rrëzuar ditën e sotme me vota dy dekretet e Presidentit Meta për rishikimin e Buxhetit 2021 dhe ligjin për të “Huajt”. 

ME TE LEXUARAT