E vulos Jemin Gjana, Lulzim Basha shpallet zyrtarisht kryetar i PD-së, si u ndanë votat për 3 kandidatët e tjerë

Politikë

E vulos Jemin Gjana, Lulzim Basha shpallet zyrtarisht kryetar i PD-së, si u

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike, Jemin Gjana ka dhënë rezultatin final të zgjedhjeve të brendshme të kësaj force politike, ku Lulzim Basha është shpallur kryetar në mandatin e tij të tretë.

Gjana tha se janë 32 882 anëtarë që kanë votuar Lulzim Bashën përkundrejt tre kandidatëve të tjerë që kanë qenë pjesë e kësaj gare.

Jemi Gjana

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sapo kemi përmbyllur procesverbalin përfundimtar zyrtar, kemi administruar 76 kuti të 76 komisioneve të votimit në të gjithë vendin, janë regjistruar të dhënat e dokumentuara në procesverbale.

Rezulton që në të gjitha rastet komisionerët natyrisht kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në garë, në të gjitha rastet kur kandidatët kanë pasur përfaqësim.

Bazuar në të dhënat zyrtare, nga 75 mijë anëtarë kanë votuar 42 970 anëtarë, vota të vlefshme janë sipas kandidatëve në garë:

Kadilli 781

Harxhi 983

Shehaj 6038

Basha 32 882 anëtarë

Bazuar në këto të dhëna komisioni shpall zyrtarisht fitues të garës për kreun e PD-së zotin Lulzim Basha.

I vetmi kandidat që reagoi sot, ishte Fatbardh Kadilli, i cili njohu rezultatin, pavarësisht që sipas tij gara ka qenë e pabarabartë, sa kohë që Basha nuk dha dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit dhe u fut sërish në garë.

Kandidati Agron Shehaj pati pretendime për parregullsi në disa qendra votimi, ku vëzhguesit e tij ishin përjashtuar, por sot nuk ka pasur një reagim pas shpalljes së rezultatit. As vetë Lulzim Basha nuk ka një koment ende për zgjedhjen e tij në krye të partisë për mandatin e tretë në radhë.

ME TE LEXUARAT