FOTO/ Kryemadhi mbërrin në SPAK pak ditë pas denoncimit të fundit

Politikë

FOTO/ Kryemadhi mbërrin në SPAK pak ditë pas denoncimit të

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi do të dëshmojë sot në Prokurorinë e Posaçme për aferën e inceneratorëve.

Kryemadhi është thirrur në SPAK në lidhje me inceneratorin e Tiranë. Deputetja e PL ka mbërritur në Prokurori në orën 10:05 e vetme për të dhënë dëshminë e saj.

Thirrja e Kryemadhit për inceneratorin e Tiranës pak ditë pas denoncimit më të fundit të saj ku tregoi se në Sharrë kryhet vetëm groposje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deputetja e PL do të japë dëshminë e saj para hetuesve të BKH. SPAK ka përfunduar hetimet për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit dhe ka marrë disa të pandehur zyrtarë he ish-zyrtarë.

Për inceneratorin e Tiranës hetimi vijon i veçuar.

Kryemadhi denoncoi pak ditë më parë me video se si bëhej grumbullimi dhe inkapsulimi i mbetjeve, por jo djegie.

ME TE LEXUARAT