Habit Altin Goxhaj: Duan të na zëvendësojnë me popuj të tjerë, agjendë kundër Shqipërisë
Avokati Altin Goxhaj ka bërë jë dekaratë të fortë në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ku ka deklaruar se ka një agjendë për shpopullimin e Shqipërisë.
Ai theksoi se prej vitesh po punohet që të largohen shqiptarët nga Shqipëria dhe vendi ynë të popullohet nga popuj të tjerë.
Sipas tij ky plan i “Djallit” ka gjetur edhe bashkëpuntorë në vendin tonë.
Pjesë nga biseda:
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Goxhaj: Unë besoj se gjithçka që na ka ndodhur, nuk është një koinçidencë, nuk është sjellje hajdutësh, xhepistësh që duan të vjedhin këtë popull. Unë jam i bindur dhe i referohemi studimeve se ne jemi viktimë të një agjende të një pushtimi për të na përzënë, për të na marrë tokën dhe për të sjellë popuj të tjerë.
Borakaj: Po pse u zgjodh Shqipëria?
Goxhaj: Duke iu referuar Faik Konicës te “Kopshti Shkëmbor i Europës Juglindore”, që është një kryevepër, Shqipëria është një “Kopësht Edeni” në Europë, është dhuratë e perëndisë, është unik. Po ta kapësh vendin tonë, ky është një vend që ka një klimë mbi tokë nën tokë, ujë lumenjsh, lloji i vijës bregdetare, lloji i bimësisë, struktura organike, ke banane në Sarandë dhe gështenjë në Tropojë, është një “Parajsë” e vogël, po ta shohësh dhe Kosovën duket sikur Zoti e ka bërë për qefin e tij. Na kanë mashtruar sikur na kanë mallkuar, por ne nuk jemi njerëz të mallkuar.
Lufta ma e madhe e historisë së njerëzimit është ajo e Djallit i cili ju mbush mendjen njeërzve se ai nuk ekziton. Edhe sot këta që unë i quaj “zogjtë e Qyqes Soros”, kanë një agjendë të na mbushin mendjen se kjo agjendë nuk ekziston.