I dha postin e rëndësishëm edhe pse nën hetim nga SPAK, Rama: Ilir Beqaj s'është i akuzuar!

Politikë

I dha postin e rëndësishëm edhe pse nën hetim nga SPAK,

Kreu i qeverisë Edi Rama ka treguar arsyet se përse vendosi t’i japë një post Ilir Beqajt, ndërkohë që ai është nën hetim gjatë periudhës kur ka qenë ministër.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” Rama tha se Beqaj nuk është i akuzuar dhe se po hetohet për çështje që kanë të bëjnë me kohën kur ai ishte ministër. Sipas Ramës, Beqaj është njeri me aftësitë e duhura për të drejtuar këtë agjenci e fondeve për donacionet.

Pyetje: Ilir Beqja po hetohet nga SPAK. Ju e keni emëruar drejtor të agjencisë për menaxhimin e fondeve të donatorëve. Përse?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edi Rama: E para ka një hetim, për çështje të periudhës që lidhet me kohën kur ka qenë ministër. Ai nuk është i akuzuar sot që flasim. Ka një hetim për të. E dyta, ai është një njeri që e vlerësoj për aftësinë e tij. Besoj se duke drejtuar më parë një institucion shumë të vështirë si ISSH, është në gjendje të drejtojë këtë agjenci që ne kemi krijuar për një koordinim më të mirë të donatorëve. Është agjenci që nuk ka pushtet ekzekutiv, por ka detyrën të realizojë një aspekt të marrëdhënies me donatorëve.

Kjo është një strukturë që ka ekzistuar, ne e kemi forcuar këtë bërthamë dhe bëhet fjalë për koordinimin e ministrive dhe donatorëve, që marrëdhëniet të jenë brenda një harte të përgjithshme, që të kenë dijeni të gjithë. Kjo rrit transparencën në raportin e donatorëve me qeverinë dhe me njëri tjetrin.

ME TE LEXUARAT