Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia paraqitet në SPAK

Politikë

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia paraqitet në SPAK

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Spahia u pa të hynte i shoqëruar në ambientet e godinës së SPAK, teksa pritet të mësohet edhe arsyeja e prezencës në institucionin e akuzës.

Më 26 Mars të këtij viti, në Prokurorinë e Posaçme SPAK është depozituar kërkesa për verifikimin dhe hetimin e shkeljeve të konsumuara nga 22 kryetarë bashkish në zgjedhjet e 14 Majit, nëpërmjet përdorimit të aseteve publike dhe mos përmbushjes se detyrimeve ligjore te parashikuara ne Kodin Zgjedhor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mes tyre ka qenë edhe emri i Bardh Spahisë, por nuk dihet nëse ish-zyrtari i lartë vendor është thirrur në lidhje me këtë denoncim.

Kërkesa është dorëzuar nga Qëndresa Qytetare, e cila në një raport të detajuar thoshte se “veprimet e kryetareve të bashkive plotësojnë të gjitha elementet e figurave të veprave penale të shpërdorimit të detyrës, të parashikuar në nenin 248, të Kodit Penal, si dhe të Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore, të parashikuar në nenin 327/a, të Kodit Penal”.

Bëhej fjalë për shpërdorimin e fondeve publike apo shkelje të kodit për fushatë elektorale. Gjithashtu më 13 Maj, një ditë para zgjedhjeve, Policia arrestoi edhe 3 punonjës të Bashkisë Shkodër, që shpërndanin ushqime tek zgjedhësit.

ME TE LEXUARAT