"Kur 7x7 bëjnë 42", Balla i kërkon Nikollës të trajnojë deputetët e opozitës për rregulloren e Kuvendit

Politikë

"Kur 7x7 bëjnë 42", Balla i kërkon Nikollës

Pas kërkesës së PD për ndërprerjen e seancës, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u kujtoi deputetëve të opozitës rregulloren duke thënë se sipas nenit 52, të drejtën e ndërprerjes së seancës e ka vetëm kryeparlamentarja, ku dhe nuk ka kursyer ironinë.

Duke mos e kursyer ironinë, Balla i kërkoi Nikollës që të bëhen trajnime urgjente për mësimin e rregullores së Kuvendit.

“Neni 52 i jep jep të drejtën e ndërprerjes së seancës vetëm drejtueses. Kur 7×7 bëjnë 42 mund a thuash kështu…

Nuk shkruhet asgjëkundi që mbledhjet e grupeve parlmentare zhvillohen në këtë sallë…E kemi urgjente një trajnim për rregulloren e Kuvendit. Mos e lexoni mbrapsht, marrja peng nuk është e sanksionuar në rregullore.”

 

ME TE LEXUARAT