Lame flet për akuzat e Petro Koçit: Politika mos përzihet me punët e Kadastrës, SPAK të na ndihmojë

Politikë

Lame flet për akuzat e Petro Koçit: Politika mos përzihet me

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ka folur nga Patosi për akuzat e Petro Koçit në Fier.

Lame kërkon që politika mos përfshihet me punët e Kadastrës në Fier dhe kudo, por të merret me drejtimin dhe vizionin.

Ai thotë se vetë po çon dosje me probleme për hetim të mëtejshëm, teksa i bën thirrje Prokurorisë dhe SPAK të ndihmojë Kadastrën.

‘’Hedhur akuza më duke fjalë e rëndë. Pa dashur të hyj në polemika, politika ti rrijë larg procesit. Të merret me vizion dhe drejtimin. Kapiteni le të drejtojë anijen, ai që mban motorin le të na lënë të bëjnë punën. Ndryshe anija ose do ngecë ose do të përplaset diku. Politika të rrijë larg këtyre proceseve.

Unë vetë si drejtor i përgjithshëm kam çuar dhe po çoj dosje për hetim të mëtejshëm, me një arsyetim shumë të thjeshtë. Ka dy kategori dosjesh me probleme, e para mitmarrja, gjoba, futja e dorës në xhepin e tjetrin. Dhe e dyta janë problematikat e trashëguara, shit-blerjet e dyshimta, troje  të dhëna këtu e të regjistruara vend tjetër. Kjo kërkon kohë. Me të dy këto procese po ecim. Le të vijë Prokurori dhe SPAK të na ndihmojë. ‘’- tha Artan Lame.

Disa ditë më parë Petro Koçi hodhi akuza se në Fier duart e krimit janë shtrirë në financat publike dhe tenderat fitohen nga trafikantët. Ai nuk kurseu as administratën, duke dhënë vlerësim negativ për kadastrën dhe arsimin në Fier gjatë fushatës elektorale.”- tha Lame.

ME TE LEXUARAT