Ligji i ri për Bletarinë, ministrja Krifca del me njoftimin e fundit

Politikë

Ligji i ri për Bletarinë, ministrja Krifca del me njoftimin e fundit

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca prezantoi sot në Komisionin e Kuvendit për Veprimtarinë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin, një projektligj shumë të rëndësishëm për sektorin e bujqësisë, “Projektligjin për Bletarinë”.

Ministrja u shpreh se “ky pr/ligj do të formalizojë e rregullojë të gjithë prodhimin, transportin, paketimin e përpunimin e produkteve të bletarisë. Ky projektligj do t’i japë vlerë produktit të bletarisë, produktit të mjaltit, duke synuar më tej rritjen e prodhimit në vend dhe daljen në tregje ndërkombëtare”.

“Sektori i bletarisë ka pasur një zhvillim të konsiderueshëm në vitet e fundit, rritemi me 10% në prodhimin e mjaltit çdo vit, e kemi mbështetur këtë sektor çdo vit dhe duam që ky ligj, i cili rregullon sektorin dhe mbron bletarët, të japë impulsin e duhur për ta zhvilluar më tej këtë sektor dhe orientuar drejt eksporteve”, tha ministrja Krifca.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas ministres Krifca, ligji mbi bletarinë ka në përbërje të vet një strategji tre vjeçare e cila do të shërbejë për mbështetjen e sektorit të bletarisë, ku së bashku me ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, do ti jepet më shumë vëmendje dhe mbështetje në shërbim të agroturizmit dhe ekosistemit.

Ministrja vuri në dukje se, rolet e institucioneve janë të përshkruara në ligj dhe një ndër objektivat kryesorë është mbrojtja e specieve të bletëve dhe promovimi i specieve autoktone shqiptare.

Bleta është jetike për bujqësinë. Projetkt ligji njeh rolin e veçantë të bletarisë në bujqësi, ekonomi dhe në të ardhurat e familjeve fermere.

Komisioni pas diskutimeve miratoi me vote unanime këtë projektligj të rëndësishëm.

ME TE LEXUARAT