"Policia do kontrollojë llogaritë bankare të qytetarëve", programi i qeverisë "Rama 3" për drejtësinë

Politikë

"Policia do kontrollojë llogaritë bankare të

Reforma në Drejtësi konsiderohet nga specialistët si një luftë për t’u fituar në betejat për Shqipërinë e të Drejtës. Në objektivat e mandatit të tretë parashikohet hartimi i një kodit të ri penal për të ashpërsuar goditjen ndaj krimit.

“Rama 3” zotohet për rritjet e numrit të magjistratëve në Shkollën e Magjistraturës si dhe rritjen e aksesit të qytetarëve në platformën “Drejtësia Ime”.

Qeveria synon hartimin e ligjit që siguron dhe zgjeron aksesin e Policisë së Shtetit në regjistrat e llogarive bankare, pronarëve përfitues të pasurive të paluajtshme, noterëve, transaksioneve të dyshimta dhe databazat e tatimeve dhe doganave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Objektivat

-Rrisim numrin e magjistratëve në Shkollën e Magjistraturës

-Rrisim aksesin e qytetarëve nëpërmjet digjitalizimit të sistemit të drejtësisë përmes krijimit dhe vendosjes në operim të platformës “Drejtësia ime”.

-Hartojmë dhe miratojmë ligjin e Arbitrazhit tregtar dhe mekanizmave të tjerë të drejtësisë alternative

-Hartojmë kodin e ri penal për të ashpërsuar goditjen ndaj kriminalitetit dhe pandëshkueshmërisë

-Zgjerojmë dhe fuqizojmë rrjetin e koordinatorëve kundër korrupsionit

Ndalur tek siguria e pronës, në Shqipërinë 2030, socialistët synojnë implementimin e reformës ligjore dhe institucionale të ndërmarrë përgjatë vitit 2020. Qeveria parashikon përmbylljen e procesit 30-vjeçar të ndërtimeve pa leje, duke u zotuar që brenda vitit 2022 asnjë banesë shqiptare që përmbush kushtet të mos mbetet pa u legalizuar.

Ndërkohë synohet digjitalizimi i të gjitha shërbimeve për pronësinë dhe përfundimi i procesit të regjistrimit fillestar të pasurive në të gjitha zonat kadastrale të bregdetit.  Kadastra pritet të kthehet online, duke bërë që të jetë e aksesueshme me një klikim në E-Albania. 

ME TE LEXUARAT