"Me Edi Ramën çdo gjë është e mundur", Hyseni: Fillimi i aeroportit të Sarandës, brenda këtij mandati

Politikë

"Me Edi Ramën çdo gjë është e mundur",

Deputeti i PS, Alket Hyseni si deputet i zonës së Sarandës i ka dedikuar një status në FB hapjes së garës për ndërtimin e aeroportit në qytetin jugor bregdetar.

Hyseni thotë se ishte ai me Ramën që e premtuan katër vite më parë projektin, por atëhere shumë njerëz ishin skeptikë.

Ai thotë se tashmë kur kanë ngelur rreth 50 ditë nga përfundimi i mandatit të dytë, në Sarandë janë hedhur themelet e nisjes së ndërtimit të aeroportit, pasi me Ramën dhe PS çdo gjë është e mundur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

STATUSI NGA ALKET HYSENI

Bashkë me KM Edi Rama, ju premtuam qytetarëve të Sarandës dhe zonave përreth, fillimin e projektit të Aeroportit të Sarandës, brenda këtij mandati. Shumë njerëz ishin skeptikë para katët vjetësh, edhe mes nesh.

Por me Edi Ramën dhe PS????, çdo gjë është e mundur. Sot, kur na ndajnë rreth 50 ditë nga përfundimi i mandatit, si deputet i zonës, kam kënaqësinë dhe krenarinë e njoftimit të hapjes së garës për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Sarandës✈️

ME TE LEXUARAT