"Me mikun tim më të mirë", djali i George Soros shijon pushimet në jug me Edi Ramën

Politikë

"Me mikun tim më të mirë", djali i George Soros shijon

Djali i bilionerit George Soros është takuar me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në jug të vendit tonë, për të shijuar rivierën shqiptare, të paktën sic ai shkruan.

"Me mikun tim më të mirë", djali i George Soros shijon

Në një postim në Instagram, Alex Soros nuk e fsheh kënaqësinë e të takuarit me “mikun e tij të mirë, Kryeministrin Edi Rama”.

Në foton e publikuar nga vetë djali i George Soros, Rama duket që i ka hedhur dorën në qafë. Alex Soros ka zgjedhur të postoje edhe disa foto nga deti i pastër i jugut të Shqipërisë.

"Me mikun tim më të mirë", djali i George Soros shijon

“Ishte e mrekullueshme të kthehesha në bregdetin e bukur shqiptar me mikun tim të mirë Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Shfletoni disa fotografi të nje nga rivierave më të bukura dhe të paprishura të Evropës“, shkruan djali i Soros, shkruan FaxNews.

ME TE LEXUARAT