Meta sulmon nga Kosova Bashën: Nuk ka qenë asnjë ditë në opozitë me Ramën

Politikë

Meta sulmon nga Kosova Bashën: Nuk ka qenë asnjë ditë

Presidenti Ilir Meta thotë se kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka qenë kurrë në opozitë me kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë për median kosovare ATV, Kreu i Shtetit shqiptar tha se Basha ishte i vendosur për të mos i fituar zgjedhjet.

I pyetur nëse do të kërkojë një mandat të dytë si President, Meta përgjigjet se nuk është opsion.

“Pas 25 prillit, mendoja se mund të merrja një mandat të dytë si President. Për të bërë shumë riparime, për të riparuar disa ndryshime në Kushtetutë. Të përmirësojmë pak dhe pozitën e Presidentit. Kushtetuta i ka dhënë një mbrojtje të posaçme. Mandati i dytë është një opsion pas 20 vjetësh. Basha nuk ka qenë asnjë ditë në opozitë me Ramën. Të jesh në opozitë është një mision, përgjegjshmëri. Mbron ata që kanë votuan partinë në pushtet për të qeverisur. Përpara pak ditësh, e mbani mend mandatin e parë të Bashës kur unë isha kryetar parlamenti. Ai më kërkoi nja 5 herë dorëheqjen nga posti i kryetarit të parlamentit. Unë bëra gjithçka që PD të përfshihej në reforma. Basha ishte i vendosur per te mos fituar zgjedhjet. Cfare e pengoi te vendoste ne listat e deputeteve nje personalitet te nderuar si ish-Presidenti, z.Bujar Nishani.” – tha Meta.

Kreu i Shtetit i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me “Trekëndëshin e Bermudës“. Ilir Meta shprehet se Basha shquhet për lapsuse por nuk i shpëton dot katërkëndëshit të përgjegjësive të tij madhore.

“Kryetari aktual i papjekur i PD mu lut me lot në sy të shtyja zgjedhjet lokale. Për të shmangur një gjakderdhje të mundshme dhe për të ndihmuar opozitën të dilte nga ky qorrsokak ku e kishte futur për të disatën herë Kryetari i papjekur i PD, u detyrova te shtyja zgjedhjet. Djegia e mandateve dhe zerimi i opozites ne pushtetin vendor jane nder nga aktet me skandaloze dhe me te renda qe tronditen themelet e shtetit ligjor dhe demokracine. Nuk kanë asnjë këshilltar në Bashkitë e vendit. Kjo është një faturë shumë e rëndë e opozitës aktuale në Shqiperi.

Këto akte e ndihmuan dhe e përshpejtuan kapjen totale te shtetit. Megjithate opozita se shpejti shpresoj te marre ne dore rolin qe i takon. Sa i takon Bashes dhe deklaratave te tij per Trekëndeshin e Bermudes, ai shquhet jo vetem per lapsuse ne matematike, por se fundmi edhe në gjeometri. Basha me kot i shmanget, por nuk i shpëton dot katërkendëshit të përgjegjesive të tij madhore” – u shpreh Presidenti.

Presidenti Meta thotë se është një politikan që ka qenë koherent në qëndrimet dhe misionin e tij politik.

“Kush do bëhet pengesë për shqiptarët. Ne duhet t’i japim fund lojërave me amerikanë, italianë e gjermanë. Përsa I përket raportit të Berishës me Amerikën kanë dinamikën e tyre. Në aktivitetin e tij politik, është jo vetëm udhëheqësi kryesor i proceseve demokratike në Shqipëri, ka pasur momente të vështira në vitet 96‘ dhe 97‘. Mos harrojmë që Bush erdhi në Tiranë në krah të Berishës. Këto janë justifikime. Nuk jam një politikan perfekt, por kam një koherencë në shumë çështje.

Moralin e kam të rëndësishëm në politikë. Së pari jam në Shqipëri, një politikan që kam dhënë dorëheqjen si kryeministër, Fatos Nano më kërkoi që të bëhesha kryetar i PS në vitin 2002 si dhe të bëhesha kryeministër socialist dhe ai të bëhej president. Jam i habitur që shoh politikanë që qëndrojnë në karrige dhe rrezikojnë integrimin europian të vendit të tyre. I thashë Nanos që President nuk të bëjmë dot. Unë zëvendëskryeministër i jashtëm. Takuam Berishën sëbashku me Nanon, bëmë Moisiun President dhe shkuam më pas nënshkruam marrëveshjen e stabilizim asocimit. Unë bëra një lëvizje të re politike, LSI-në. Unë mund të rrija në PS, mund të isha bërë kryetar dhe kryeministër. Isha politikani i parë që bëra një parti politike nga fillimi. Unë kam thënë që nëse nuk dal deputet mazhoritar, nuk futem fare në parlament. Jemi në një situatë të tillë” – tha Meta.

ME TE LEXUARAT