Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Vehap Xhindolit: Lajm i trishtë, të prehet në paqe!

Politikë

Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Vehap Xhindolit:

Presidenti Ilir Meta me anë të një reagimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Vehap Xhindolit.

Meta shkruan se ai luajti një rol të veçantë edhe për zhvillimin cilësor të atletikës dhe akrobacisë, veçanërisht si themelues i cirkut të Elbasanit.

Vehap Xhindoli ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 80-vjeçare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i Metës:

Me trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Madh Vehap Xhindoli, një nga figurat historike të peshëngritjes së qytetit të Elbasanit, me kontribut të çmuar si sportist dhe trajner i suksesshëm.

Personalitet sportiv i gjithanshëm, ai luajti një rol të veçantë edhe për zhvillimin cilësor të atletikës dhe akrobacisë, veçanërisht si themelues i cirkut të Elbasanit, duke lënë pas një trashëgimi sportive që gjithmonë do të nderohet dhe kujtohet me respekt.

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe komunitetit elbasanas për këtë humbje të pazëvendësueshme!


Të prehet në paqe! 

ME TE LEXUARAT