Meta thumbon Ramën për "Ballkanin e Hapur": Nismë përçarëse dhe përjashtuese!

Politikë

Meta thumbon Ramën për "Ballkanin e Hapur": Nismë

Presidenti Ilir Meta është përgjigjur nga Prishtina për deklaratat e sotme në lidhje me Ballkanin e Hapur. Sipas Kreut të Shtetit, kjo nismë është përçarëse dhe përjashtuese.

Ai thekson se procesi i Berlinit është gjithëpërfshirës dhe ka dhënë rezultate konkrete, pasi shoqërohet me garancitë dhe mbështetjen financiare të BE.

“Procesi i Berlinit është gjithëpërfshirës dhe ka dhënë rezultate konkrete, pasi shoqërohet me garancitë dhe mbështetjen financiare të BE, që ka ngritur mekanizma zbatues dhe monitorues. Përkundrejt kësaj, “Ballkani i Hapur” është nisëm përçarëse dhe përjashtuese”, ka deklaruar Presidenti Meta.

Kujtojme qe Kryeministri Edi Rama gjatë adresimit online ka thënë se nuk u takon anëtarëve të iniciativës të bindin këdo që “Ballkani i Hapur” është vërtet i hapur.

Konferenca online u mbajt në Kuvendin e Serbisë, ku Rama theksoi se as supozimi që iniciativa nuk është e hapur për anëtarë të tjerë nuk është i vërtetë. Sipas Ramës, “Ballkani i Hapur” është kompatibil me Procesin e Berlinit, iniciativë të cilën e themeloi kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel që shtetet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të BE-së.

ME TE LEXUARAT