Mungesa e Ramës/ Përplasje në Kuvend, Alibeaj ngrihet të flasë, Garda "blindon" foltoren

Politikë

Mungesa e Ramës/ Përplasje në Kuvend, Alibeaj ngrihet të

Mungesa e kryeministrit Edi Rama në seancë, solli shumë debate mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvend.

PD nuk ka pranuar vijimin normal të seancës edhe pas ndërprerjes më shumë se 15 minutëshe të akorduar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Mes palëve ka pasur replika nga vendi, teksa më pas Nikolla i ka dhënë fjalën zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, por Alibeaj është ngritur për të folur, ndërsa Garda ka bllokuar foltoren. Pas disa këmbënguljeve, Nikolla ka lejuar Alibeajn të flasë dhe në sallë është kthyer qetësia.

Pjesë nga debati

Luçiano Boçi: Zonjë e nderuar ndërprite seancën.


Lindita Nikolla: Mos përsërisim thelbin e të njëjtës çështje. Do të vijojmë me procedurën. Fjala për grupin parlamentar

Luçiano Boçi: Nuk ramë dakord

Oriola Pampuri: U futët në sallë. Ndaj ju lutem të dilni nga salla që ne të vijojmë mbledhjen. Mbledhja jonë zgjat 60 minuta dhe është brenda çdo kornize. Dilni nga salla që ne të vijojmë mbledhjen


Lindita Nikolla: Fjalën për zotin Arben Ahmetaj

Arben Ahmetaj: Nuk do dal aty. Nuk do bëj debat.

ME TE LEXUARAT