Nard Ndoka sulmon Bashën: Lider që nuk mban fjalën

Politikë

Nard Ndoka sulmon Bashën: Lider që nuk mban fjalën

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, një nga aletatët e Bashës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i konsideron të nevojshme për PD-në zhvillimet e fundit në këtë parti.

Në “Quo Vadis”, Ndoka e quajti kryedemokratin Basha një lider që nuk respekton marrëveshjen dhe se ka krijuar një klimë mosbesimi.

“Janë zhvillime interesante. Opozita në tërësi kishte nevojë për një lëvizje të tillë, akoma edhe më shumë PD-ja. Besoj që do t’i japë më tepër frymëmarrje PD-së që të riformatohet. Besoj të jetë akoma edhe më demokratike në lidershipin e saj. E shoh si një aspekt pozitiv në demokratizimin e asaj partie.

PD ka marrë një goditje jashtëzakonshit të fortë në këto zgjedhje. Sot kemi një realitet krejt tjetër, Basha duket sikur po zhvillon fushatë për të fituar betejën brenda partisë sesa me rivalin e tij, Ramën.

Basha duket se ka vendosur shishen e qumështit për të pritur radhën e pushtetit. Dikush duhet ta thyejë,e këtë e bën vetëm Berisha. Edhe unë nuk e kam njohur mirë Bashën. Në fund e kuptova që është një lider që nuk e respekton marrëveshjen, e zhbën fjalën për disa orë më vonë.”

Sipas Ndokës, ka ardhur moment që PD të çlirohet jo vetëm nga Basha, por edhe nga Berisha, duke nxjerrë një lidership të ri.

“Ky është moment që PD të çlirohet nga Basha e Berisha. Por në këtë moment është vetëm Berisha që mund ta bëjë diçka të tillë. Është koha dhe momenti i tij. Berisha ka fituar një lloj besimi, e ka krijuar një lloj shprese.”/vizion plus

ME TE LEXUARAT