Ndahet nga jeta babai i Mesila Dodës, prek deputetja: Humba heroin tim të fëmijërisë

Politikë

Ndahet nga jeta babai i Mesila Dodës, prek deputetja: Humba heroin tim

Deputetja Mesila Doda ka humbur të atin ditën e sotme. Lajmin e bën me dije vetë deputetja në një postim në rrjetet sociale.

Doda ka publikuar një foto, ku shfaqen së bashku dhe ka shprehur të gjithë dhimbjen e madhe që po përjeton në këto momente të vështira.

“Lamtumire heroi im! Sot eshte nje dite trishtimi tejet e thelle per familjen tone. U nda nga jeta babai im dr. Fatmir Doda.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Baba i jashtezakonshem, mjek i perkushtuar e i mrekullueshem, burre qe i qendroi stuhive te kohes e sherbeu gjithe jeten e tij me profesionalizem e dashuri.

Sot u mbyll jeta e nje njeriu antikonformist e i papajtuar me standartet e nje kohe skllaveruese, e nderkohe mjeku i dhimbsur qe i sherbeu zonave te Kukesit e me vone gjithe fshatrave te Tiranes.

Une sot humba heroin tim te femijerise e gjithe jetes. Ne te gjitha arritjet e mia eshte dora e ketij burri te jashtzakonshem qe me besoi, me mbeshteti e me rriti si nje njeri qe perballet me te miren e te keqen. Lamtumire heroi im. Sot pushon ne paqen e Zotit dhe gjithe miresia e dashuria e tij qofte me ty…


Ceremonia mortore do te zhvillohet neser ne oren 17 nga Funeral Home Univers, Rr: Bardhyl, Perballe Postes Shqiptare per ne varrezat e Tufines”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

ME TE LEXUARAT