“Nëse jo tani, kur?”/ Kim takohet me Ahmetajn: SHBA, serioze në luftën kundër korrupsionit

Politikë

“Nëse jo tani, kur?”/ Kim takohet me Ahmetajn: SHBA, serioze

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me zv. kryeministrin Arben Ahmetaj, ku u diskutua mbi dëshirën e SHBA-ve për të forcuar partneritetin me Shqipërinë.

Në një postim në “Twitter”, diplomatja amerikane nënvizoi se lufta ndaj korrupsionit është në interesin e Amerikës, ndërsa i bërit apel qeverisë që të ndërmarrë veprime të vërteta për një Shqipëri më të drejtë dhe më të pasur.

“U takova me zv.kryeministrin e ri Arben Ahmetaj për të theksuar dëshirën e SHBA-ve për partneritet të fortë me Shqipërinë në demokraci, mbrojtje dhe biznes. Gjithashtu nënvizoi se SHBA e kanë shumë seriozisht luftën për korrupsionin si pjesë e interesit tonë natyror – ne i bëjmë thirrje qeverisë të ndërmarrë veprime të vërteta në mënyrë që Shqipëria të jetë me e drejtë, më e fortë dhe më e pasur. Ne diskutuam rëndësinë e zgjidhjes së të drejtave të pronësisë, duke përfshirë dixhitalizimin e regjistrave për t’iu kundërvënë ndërhyrjes ilegale njerëzore; zbatimi i reformës në drejtësi në mënyrë që qytetarët dhe investitorët të mbështeten në gjykata të pastra; trajtimi i pastrimit të parave dhe shqetësimeve të tjera të përshkruara nga FATF. Tridhjetë vjet pas përfundimit të diktaturës komuniste, udhëheqësit e Shqipërisë nga të gjitha anët duhet të shfrytëzojnë mundësinë për të thyer zakonet e këqija të së kaluarës, për të bërë ndryshime të vështira, por të nevojshme, në mënyrë që brezi i ardhshëm të ketë një të ardhme më të mirë. Nëse jo tani, kur? Amerika do të vazhdojë të jetë me ju në mbështetje të plotë.”

 

 

ME TE LEXUARAT