"Nuk ka kthim pas", Basha flet për përjashtimin e Berishës: Ruajmë aleancën me SHBA

Politikë

"Nuk ka kthim pas", Basha flet për përjashtimin e

Sali Berisha nuk ka asnje shans per tu kthyer ne grupin e PD. Keshtu deklaroi Lulzim Basha ne nje dalje per median pak caste me pare.   

“77 votat e sotme janë formalizimet i PPP-së, Rama Doshi Rakipi bashkë me kriminelët e dosjes 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër dhe Shijak, Janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar.

Qëllimi i kësaj pakice është të pasurojnë veten e tyre dhe të mbajnë pushtetin në kurriz të shqiptarëve. Qëllimi ynë është të bëjmë çdo gjë për t’i larguar nga salla e parlamentit dhe për t’i kthyer shqiptarëve demokracinë", tha Basha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I pyetur ne lidhje me vendimin per Berishen, Basha u shpreh:

Nuk kam asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket kontributit të Berishës sa i përket demokracisë dhe aleancës me SHBA. Dua të jem i qartë.

Aleanca e PD me SHBA duhet të mbetet e pacenueshme në interesin më të mirë të demokratëve shqiptarë dhe të së nesërmes të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për këtë arsye ne bashkë me shqiptarët. Nuk ka kthim pas”, tha Basha.

ME TE LEXUARAT