"O djema, nuk do zihemi me grushta", Ahmetaj kërkon largimin e Gardës pas përballjes me Alibeaj

Politikë

"O djema, nuk do zihemi me grushta", Ahmetaj kërkon largimin e

Në momentin që zv.kryeministri Arben Ahmetaj mori fjalën në seancën e sotme plenare, pranë tij shkoi menjëherë Enkelejd Alibeaj. Më pasi, ndërhyri garda, e cila rrethoi ministrin e Rindërtimit.

Mirëpo, Ahmetaj kërkoi që gardistët të largoheshin.

“O djem largohuni se nuk kemi për t’u zënë me grushte, s’ka nevojë, po vendosi kryetarja që do flasë Enkelejdi do iki unë, po vendosi të flas ynë, do vazhdoj. Të lutem tërhiqi djemtë se nuk ka nevojë”, tha Ahmetaj.

Më pas, fjalën e mori Enkelejd Alibeaj, por atij iu mbyll mikrofoni, pasi nuk largohej nga foltorja edhe pas përfundimit të minutazhit. Për këtë arsye, Lindita Nikolla kërkoi 10 minuta pushim.

ME TE LEXUARAT