Paralajmërimi i Kim: Po vendosin shqiptarët kundër SHBA-së, do sulmojmë korrupsionin kudo

Politikë

Paralajmërimi i Kim: Po vendosin shqiptarët kundër SHBA-së,

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim pas takimit me Lulzim Bashën në një prononcim për mediat u ndal tek vizita e saj në SHBA dhe situata në opozitën shqiptare pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Grupi Parlamentar i PD-së.
Kim u shpreh se SHBA nuk do të tolerojnë asnjë rast të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në vend duke përsëritur deklaratat kundër Sali Berishës.

Ambasadorja amerikane tha se ka pasur tentativa kundër stabilitetit të vendit. Kim ka dhënë edhe një mesazh të fortë duke thënë se ata që synojnë të vendosin popullin shqiptar kundër SHBA po bëjnë një lëvizje të gabuar, pasi sipas Kim, populli shqiptarë e di që këta persona e kanë gabim.

Kim është shprehur se marrëdhënia e SHBA për Shqipërinë nuk do ndryshoje dhe po ashtu nuk do të ndryshojë as në pozitën me Partinë Demokratike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Dëshiroj të konfirmoj për sa i përket Washtingtonit, se jemi tepër serioz kundër korrupsionit dhe pa ndëshkueshmërisë dhe jemi të gatshëm, ta sulmojmë pavarësisht ku ndodhet, rangut që i përket dhe partisë. Kam parë disa raporte shqetësuese që ajo që ka ndodhur për raste madhore korrupsionit ka qenë një sulm kundër stabiliteti të vendit. Është e gabuar dhe ofenduese.

Do të kujtojë të gjithë se në 6 maj 1920 kur bota donte të shuhej Shqipëria, ishte Presidenti Wilson që tha se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë dhe do qëndrojë e fortë. Dhe i vetmi ndryshim nga ajo deklaratë është se Shqipëria do vazhdojë më e fortë dhe sovrane.

Atyre që synojnë të vendosin SHBA kundër popullit shqiptarë, u them se e keni gabim. Populli e di që ju e keni gabim. Pozicioni ynë për pavarësisë dhe sovranitet të Shqipërisë nuk do ndryshojnë. Pozita jonë për sa i përket PD nuk do ndryshojë.”

ME TE LEXUARAT