PD "bojkoton" Kuvendin? Nesër votohet për qeverinë "Rama 3" , Basha mbledh deputetët e djathtë

Politikë

PD "bojkoton" Kuvendin? Nesër votohet për qeverinë

Një ditë para votimit të qeverisë "Rama 3" në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i PD-së, Lulzim Basha mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 ka njoftuar mbledhjen e grupit parlamentar për t’u dhënë deputetëve porositë në debatin me qeverinë e re.


Nesër pritet që të zhvillohet seanca maratonë në Kuvendin e Shqipërisë, ku qeveria do të prezantojë programin për mandatin e tretë.

Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike ka nisur përgatitjen për përballjen e parë me shumicën e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.


Sjellim në vëmendje që dy seancat e para të legjislaturës së re të Kuvendit janë shoqëruar me përplasje dhe me braktisje nga ana e opozitës.

ME TE LEXUARAT