PD kërkoi përjashtimin e Taulant Ballës nga Parlamenti, Sekretariati i Etikës merr vendimin!

Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga punimet e Kuvendit, pas debatit të ashpër të zhvilluar në seancën e fundit plenare.
Opozita pretendoi se Balla u ishte drejtuar deputetëve të PD me fjalë fyese nga foltorja e Kuvendit.
Sekretariati i Etikës në Kuvend ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të përjashtuar nga Kuvendit Taulant Ballën.
Në argument thuhet se që të zbatohet neni 65/ 1 për përjashtim duhet që të jenë dhënë masa të tjera nga kryetari i Kuvendit.
Po ashtu socialistët argumentojnë se Taulant Balla ka kërkuar falje publike po në seancën plenare.


