Përplasja Basha-Veliaj, Gjykata e Lartë vendim unifikues: Akuzat për shpifje kompetencë e GJKKO

Politikë

Përplasja Basha-Veliaj, Gjykata e Lartë vendim unifikues: Akuzat

Të gjitha akuzat për shpifje të bërë në ngarkim të zyrtarëve të lartë do të hetohen nga SPAK dhe do të gjykohen nga GJKKO.

Është siguruar vendimi i marrë nga Gjykata e Lartë pas përplasjes për 'kompetencë lëndore' të GJKKO dhe Gjykatës së Tiranës se cili prej institucioneve e ka në kompetencë gjykimin e akuzës për shpifje të bërë në drejtim të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliajt nga Lulzim Basha, kryetar i PD-së.

Ky vendim i Gjykatës së Lartë është unifikues dhe do të përdoret si precedent për çështjet e tjera të ngjashme.

Në tetor të vitit 2020 PD paditi Velian në Gjykatën e Tiranës, duke argumentuar se Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, që lidhen me pasurinë e Bashës, akuza të cilat sipas PD janë bërë me qëllim që t’i dëmtojnë imazhin kryedemokratit.

ME TE LEXUARAT