Përurohet kopshti i ri në Fikas, Veliaj: Premtim i mbajtur, ofrojmë të njëjtin shërbim për fëmijët

Politikë

Përurohet kopshti i ri në Fikas, Veliaj: Premtim i mbajtur,

Një tjetër kopësht i ri model dhe standarde europiane, u hap në periferi të Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inauguroi kopshtin e ri “Bletëza Maja” në Fikas, teksa tha se një nga sfidat e bashkisë ishte ofrimi i shërbimit me të njëjtën cilësi, si në qendër ashtu edhe në periferi.

“Një nga sfidat që kemi pasur dhe ka qenë edhe vetë kemi qenë skeptik, a do arrijë dot Tirana e madhe të ofrojë shërbime dinjitoze, si në periferi edhe në qendër. Sot ia kemi mbërritur kësaj dite. Me këtë kopësht i kemi dhënë prindërve një mesazh shumë të fortë: Nuk ka arsye pse të dyndemi në Tiranë me trafik dhe ngarkesë, e cila duke qenë se është urbanizuar jashtë mase, kopshtet janë në kapacitete maksimale. I gjetëm kopshtet me 30% kapacitet, ndërkohë sot jemi në një situatë ku kemi më shumë kërkesa, në disa raste dhe 7-8 fish më shumë, se sa mundësitë”, nënvizoi Veliaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne do të hapim 10 kopshte dhe shkolla këtë semestër dhe 10 të tjera, semestrin e dytë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në Tiranë. Po bëjmë histori”, vuri në dukje Veliaj, teksa pohoi, – “Po do të dish të ardhmen e një kombi, shih si i ka kopshtet dhe çerdhet. Mos pyet gjithologët dhe analistët. Një komb me kopshte të mira, ka të ardhme. Në qytetin që gjetëm para 5-6 vitesh, kopshtet e çerdhet ngjanin me burgjet, ku lagështira lëpihej nëpër mure. Ai ishte qytet pa të ardhme”.

Në fund, kryebashkiaku u bëri edhe njëherë ftesë bizneseve private, që t’u vijnë në ndihmë prindërve që punojnë aty, duke hapur kopshte dhe çerdhe në vendin e punës. “Dua t’i bëj një thirrje çdo biznesi, i cili ka 20 nëna të reja punonjëse, të konsiderojnë hapjen e një çerdhjeje ose kopshti në afërsi të punës. Është e provuar shkencërisht, me financa, me ekomomi që fitimi vetëm shtohet. Dua që këtë ta kthejmë në standard”, nënvizoi ai.

Drejtoresha e Kopshteve dhe Çerdheve në Bashkinë e Tiranës, Zhaneta Beqiraj tha se kopshti i ri në Fikas ka një kapacitet prej 60 fëmijësh që ofron shërbime me kohë të plotë nga ora 07:00 deri në orën 19:00 dhe me ushqim.

 

 

ME TE LEXUARAT