“Poshtë komunizmi”/ Demokrati i shkon Berishës i dehur në fushatën për kryetar PD në Elbasan

Politikë

“Poshtë komunizmi”/ Demokrati i shkon Berishës i dehur

Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur fushatën për kreun e Partisë Demokratike, zgjedhje që do të mbahen në 22 maj.

Berisha ka zgjedhur qytetin e Elbasanit për të nisur fushatën e tij për zgjedhjet brenda partisë.

Takimin me demokratët Berisha e ka zhvilluar në “Teatrin SKAMPA”.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ka nisur jo pa incidente hapja e fushatës për kreun e PD-së, për ish-kryeministrin Sali Berisha në qytetin e Elbasanit, i cili është duke u zhvuilluar në “Teatrin Skampa”.

Simpatizantët e kanë pritur me entuziazëm dhe duartrokitje liderin historik të PD.

Ndërkohë njëri prej tyre i ka shkuar i dehur në takim, ku dëgjohet duke thënë ‘poshtë komunizmi’.

Ai është ngjitur në podium për të takuar Berishën, ku në këtë moment kanë ndërhyrë edhe truprojat.

Ndërkohë Berisha është ngritur nga tavolina dhe e ka takuar demokratin.

ME TE LEXUARAT