Projekt-ligji i miratuar në Kuvend, deputetët i bëjnë “dhuratë” vetes rritjen e rrogave që nga prilli

Politikë

Projekt-ligji i miratuar në Kuvend, deputetët i bëjnë

Deputetët do të përballen me një “surprizë” të bukur në fillim të muajit të ardhshëm kur të marrin njoftimin nga banka se rroga e tyre ka kaluar.


Falë votimit të sotëm të mbi 90 deputetëve, rrogat e tyre do të dyfishohen dhe nga 157 mijë lekë bruto që merrnin, tani do të marrin 310 mijë lekë.

Por “surpriza” qëndron në detajet e draftit të miratuar sot në Kuvend. Në një nen të fundit të projektligjit thuhet se pagat e reja do të jenë në fuqi që prej 1 prillit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe pse që nga mesi i prillit e deri në 14 maj ata nuk kanë qenë në Parlament për asnjë ditë, pasi seancat dhe komisionet nuk janë zhvilluar sepse deputetët ishin të zënë me fushatën elektorale, në qershor do të kenë në llogari shtesat mbi pagën edhe për prillin dhe majin.

Kjo do të thotë se nëse një deputet deri tani merrte pagë neto rreth 120 mijë lekë (pa llogaritur këtu dietat, karburantin dhe kompensimin e telefonit), në qershor do të marrin mbi 250 mijë lekë neto pagën e rritur të majit si dhe rreth 130 mijë lekë shtesën për pagën e prillit.

Drafti për rritjen e pagave të të gjithë administratës u miratua sot në Kuvend pas rreth 5 orësh debat, ku vetëm 3 deputetë votuan kundër.

ME TE LEXUARAT