“Pusho në paqe President”/ Vjen reagimi i parë nga qeveria për ndarjen nga jeta e Bujar Nishanit

Politikë

“Pusho në paqe President”/ Vjen reagimi i parë nga qeveria

Ndarja nga jeta e Ish-Presidentit Bujar Nishani ka tronditur jo vetëm kolegët e tij demokratë, por edhe ata socialistë.

Ka qenë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ka shprehur e para ngushëllimet nga radhët e mazhorancës.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan shkrut: “Pusho në paqe President Nishani! I lehtë dheu!”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është ndarë sot nga jeta, në moshën 55-vjeçare.

Prej disa javësh ai ndodhej i shtruar në një spital në Gjermani, pasi vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi.

Nishani, 2 javë para se të nisej drejt Gjermanisë, u trajtua në kushte shtëpie, dhe më pas iu shfaqën komplikacione post-Covid.

ME TE LEXUARAT