"Rama gënjen se është sekret", Bardhi publikon vendimin e arbitrazhit për Becchettin

Politikë

"Rama gënjen se është sekret", Bardhi publikon vendimin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bradhi menjëherë pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend ka publikuar vendimin e arbitrazhit për çështjen “Bechetti”.

Sipas Bardhit, Rama gënjen kur thotë se ato janë konfidenciale dhe të pa publikuara askund.

“Edi Rama thotë paturpësisht se vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar për Becchetin janë konfidenciale dhe të papublikuara askund. Si gjithmonë, gënjen!

Refuzoi ngritjen e komisionit hetimor për 120 milionë euro që i dhuroi biznesmenit italian bazuar mbi mashtrimin e shqiptarëve. Shikoni më poshte vendimet e arbitrazhit për çështjen “Becchetti”. 

Vendimi per Becchettin

Vendimi per Becchettin 1

Edi Rama nuk ka hallin e konfidencialitetit. Ka thjesht hallin e vet personal. Ai do ta paguajë dëmin, jo shqiptarët!” shkruan Bardhi.

ME TE LEXUARAT