I shoqëruar nga Linda në OKB, Rama flet për strehimin e afganëve: Nuk mund të rrinim duarkryq!

Politikë

I shoqëruar nga Linda në OKB, Rama flet për strehimin e

Në fjalën e tij në Asamblenë e OKB-së, Edi Rama u shpreh se Shqipëria bëri pjesën e saj me refugjatët afganë duke u hapur dyert në momentin më të vështirë pasi talebanët u rikthyen në pushtet.

“Është detyra jonë të bëjmë gjithçka për të mos braktisur popullin afgan për t’i rezistuar çdo kthimi në epokën e errësirës. Nuk mund të rrinim duarkryq, pavarësisht kapaciteteve të kufizuara. Me një humanizëm të pakufizuar u hapën dyert refugjatëve afganë. I mirëpritëm sepse kemi detyrën morale, i detyrohemi historisë sonë si refugjatë.

Në këtë jetë ka një kohë kur merr dhe një kohë kur jep. Ashtu si kur ka thënë Nënë Tereza, edhe kur nuk bën dot gjëra të mëdha, bëj gjëra të vogla cdo ditë, por me dashuri të madhe. Përulësit ne po bëjmë pjesën tonë” tha ai.

I shoqëruar nga Linda në OKB, Rama flet për strehimin e

Në OKB, kryeministrin Edi Rama e shoqëroi edhe bashkëshortja e tij, Linda, e cila ndoqi fjalimin nga asambleja. Gjithashtu e pranishme ishte edhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja, Besiana Kadare./ABC

ME TE LEXUARAT