Rama intervistë për televizionin francez TV5MONDE, tregon sfidat e mandatit të ri qeverisë: Fokusi te reforma në drejtësi!

Politikë

Rama intervistë për televizionin francez TV5MONDE, tregon sfidat e

Nga Nju Jorku, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për televizioni francez TV5MONDE, ku foli për sfidat e Shqipërisë dhe të qeverisë “Rama 3”.

Sfidat e qeverisë për katër vitet e ardhshme sipas tij janë vazhdimi i punës për të modernizuar vendin, transformuar Shqipërinë, për të forcuar shtetin e së drejtës, reforma në drejtësi.

“Duhet të luftojmë për shumë gjëra që vijnë nga e ardhmja por ka shpresë”, tha kryeministri.

Sipas tij, rrugëtimi i vendit drejt shtetit të së drejtës është pozitiv, pasi “fakti që ka njerëz me pushtete të forta, që kanë dalë para gjykatave dhe janë dënuar flet vetë”, siç u shpreh për TV5MONDE. Më tej u ndal te beteja kundër trafikimit të lëndëve narkotike, ku po ashtu po bëhet një luftë e ashpër, tha Rama.

Prej disa ditësh, Rama ndohet në New York, ku dhe është prezantuar si kryeministri i Shqipërisë p-ër 4 vitet e ardhshme. Një ditë më parë kryeministri Rama mbajti një fjalim të gjatë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku foli për disa çështje, si pandemia me shembullin e solidaritet që vendi ynë dha duke dërguar staf mjekësor në Itali për të ndihmuar zonën e Lombardisë në momente kritike dhe duke vazhduar më tej me falënderimin për Turqinë dhe BE-në, që mundësuan dozat e para të vaksinave kundër Covid-it.

Rama foli për aspiratën e Shqipërisë për t’u integruar në BE si dhe u ndal edhe tek nisma Open Balkan. Në fjalimin e tij, kryeministri nuk la pa përmendur as situatën në Afganistan dhe solidaritetin e Shqipërisë për pritjen e refugjatëve.

ME TE LEXUARAT