Rama mburret para kancelares dhe e fton të zhvendoset në Ballkan, përgjigjia thumbuese e Merkel

Politikë

Rama mburret para kancelares dhe e fton të zhvendoset në Ballkan,

Gjatë konferencës së përbashkët për media mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Angela Merkel nuk munguan batutat. 

Kryeministri Rama tha se shpreson që pas largimit nga detyra, Merkel të rikthehet në Ballkan për t’u shpërblyer me natyrën, diellin dhe humorin që sipas tij ky rajon është përpara BE-së.

Ndërkaq, Merkel iu përgjigj se për diellin është dakord, por ndoshta për humorin duhet të thellohemi më shumë.

“Shpresoj shumë që të ketë kohë kohën dhe dëshirën që të rikthehet në Ballkan, të rikthehet në Shqipëri, për të lexuar më nga afër realitetin tonë dhe në një farë mënyrë për të gjithë ato vite ngarkese edhe pune për tu shpërblyer me diellin, me detin, me natyrën dhe humorin e Ballkanit, që të paktën në këtë fushë është shumë përpara BE-së”, tha Rama.

Ndërkaq kancelarja Merkel iu përgjigj: “Për humorin ndoshta duhet të thelloheshim disi më shumë, për sa i përket diellit jam dakord me ju”.

ME TE LEXUARAT