Rama në OKB: Presim vaksinimin e gjithë shqiptarëve gjatë 10 muajve të ardhshëm

Politikë

Rama në OKB: Presim vaksinimin e gjithë shqiptarëve gjatë 10

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në OKB, rreth situatës pandemike në vendin tonë. Rama tha se Shqipëria ka përjetuar izolimin ndërsa sot më shumë se gjysma e popullsisë është vaksinuar.

“Është një nder i veçantë të mban këtë fjalë si përfaqësues i një vendi që i bashkohet për herë të parë OKB si anëtar jo i përhershëm. Një shtet që jo shumë kohë më parë konsiderohej si një prej vendeve më të shtypur në botë. Dua ta nis duke falënderuar anëtaret e OKB për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme.

Shqipëria është vend që ka përjetuar izolimin që ka shkurtuar mundësitë e bashkëpunimit. Ajo do të ulet në këshillin e sigurisë me një axhendë të qartë për nxitjen e paqes, respektimin e të drejtave të njeriut, rritjen e pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje. Një angazhim konkret dhe të vazhdueshëm e aktiv për të luftuar ndaj terrorizmit. Jam i kënaqur që jam në gjendje të ndaj sfidat tona të përbashkëta më të mëdha. Pandemia ka shkaktuar dhimbje kudo.

Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të kemi të kemi të gjithë popullsinë e vaksinuar gjatë 10 muajve të ardhshëm. Pa bashkëpunim kostoja do të jetë më e lartë. Kjo është arsyeja pse vjet mjekët shqiptarë shkuan në Lombardi dhe në këmbim pritëm mjekët italian në shtëpinë tonë. Falenderoj ata që na janë gjendur të na ndihmojnë, Turqinë. KE që luftoi për të përshpejtuar ofrimin e vaksinave, Kroacisë, Letonisë që na u gjendën me vaksina.

Pabarazia në qasjen e vaksinës ka nxjerrë në pah një qasje të ndryshme për nismat globale, Kjo është arsyeja pse vazhdojmë të jemi avokat për një traktat të ri ndërkombëtar për reagimin ndaj pandemive, Është e nevojshme të përmirësojmë qasjen ndaj vaksinave sepse ata që nuk janë ta pavaksinuar rrezikohen. Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB nëse na ka mësuar diçka është se sfidat kërkojnë kontributin e të gjithëve”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT