Rama nga Libani: S'do ndalemi deri te tërheqja e shqiptarit të fundit nga kampet e Sirisë

Politikë

Rama nga Libani: S'do ndalemi deri te tërheqja e shqiptarit të

Nga Beiruti i Libanit ku pret mbërritjen nga kampi Al Hol i Sirisë të 5 grave dhe 14 fëmijëve, të cilët sëbashku me të dhe ministrin Çuçi do të mbërrijnë nesër në Rinas, kryeministri Rama shprehu angazhimin për riatdhesimin deri te shqiptari i fundit nga kampi i ferrit.

Teksa tha se është një proces tejet i vështirë ai shprehu kënaqësinë që operacioni i tretë pas riatdhesimin të Alvin Berishës po kurorëzohet me sukses.

Rama tha se prej tetorit, kur u bë evakuimi i dytë, ka qenë në komunikim intensiv me autoritetet atje.

Rama: Janë 14 fëmijë dhe 5 gra pengje të atij kampi të ferrit për rtë cilët kemi punuar pa pushim që ditën e parë të rikthimit nga operacioni i dytë. Është një operacion tejet i ndërlikuar për shumë arsye por falë lidhjes së ngushtë që kam vendosur këtu me gjeneralin Abass dhe falë bashkëpunimit të ngushtë mes Ministrisë së Brendshme dhe autoriteteve këtu dhe ndjekjes nga afër të gjithë procesit nga ministri ynë i Brendshëmne sot e kurorëzojmë këtë operacion.

Unë jam sot këtu për ti marrë fëmijët dhe gratë dhe për ti kthyer nesër në atdhe.Është një punë që vazhdon pa pushim dhe pse kërkon një kohë të gjatë. Ajo që ka rëndësi është që zotimi për ti kthyer të gjithë është një zotim i gjallë që mbahet, është një zotim që do të mbahet deri në fund megjithëse tani që flasim ne kemi mundur të tërheqim të gjithë ata për të cilët kemi informacion. Dhe vetë marrja e informacionit nga brenda kampit është shumë e vështirë me shërbime inteligjente, infiltrime etj.

Por lajmi i mirë që nesër këto pengje kthehen në Shqipëri. Jam i kënaqur që e kurorëzojmë sot me ndihmën e Zotit sepse ende presim që fëmijët dhe gratë të vijnë këtu, këtë përpjekje të tretë me një numër shumë më të konsiderueshëm dhe zotimi mbetet i gjallë që deri në fund, deri tek shqiptari dhe shqiptarja e fundit do të bëjmë çmos ti tërheqim. Numri është i paqartë dhe i pasaktë.

ME TE LEXUARAT