Rama nxjerr video nga vaksinimi i të moshuarve: Nuk do të ndalemi derisa ta fitojmë përballjen me armikun e padukshëm

Politikë

Rama nxjerr video nga vaksinimi i të moshuarve: Nuk do të ndalemi

Vaksinimi masiv vijon pa u ndalur dhe kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku disa të moshuar që marrin dozën e dytë e vaksinës e falenderojmë për nisjen e këtij procesi.

"E bëmë skemi asnjë dhimbje". "Organizmi i shkëlqyer. Unë jam e kënaqur". "Tepër i kënaqur, shumë qetë, rregull". "Erdha me kënaqësi për ta bërë". "Shumë qetë, asnjë problem i ftoj të gjithë të bëjnë vaksinën". "Kjo është një gjë që e lehtëson njeriun". "Besoj se do jem mirë, edhe pranvera vera do të bëjnë të vetën, kështuqë do të jemi shëndosh", thanë disa nga të moshuarit.

Rama shkruan se nuk do të ndalen derisa ta fitojmë luftën kundër armikut të padukshëm.

“Nderi është i gjithi i yni.  *Ia kemi dalë të kryejmë më shumë se 638,338 vaksinime dhe nuk do të ndalemi, me këmbëngulje të madhe, derisa ta fitojmë përballjen me armikun e padukshëm”, shkruan Rama.
Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Shqipëri janë kryer 638,338 vaksinime kundër COVID, ndërsa deri më tani 192 mijë qytetarë që kanë marrë të dyja dozat. Qeveria ka shpallur objektivin për të vaksinuar 1 milionë qytetarë brenda muajit qershor.

ME TE LEXUARAT