Rama sqaron shkarkimin e Veliajt si kryebashkiak: Një paradoks shumë i madh, është në burg pa gjyq

Politikë

Rama sqaron shkarkimin e Veliajt si kryebashkiak: Një paradoks shumë i

“Ka edhe një buxhet tjetër, ai i Bashkisë së Tiranës, që dëgjesat duhet ti bënte kryetari i bashkisë i cili është në burg pa gjyq. Ne jemi në paradoks shumë të madh, kur ai u mor nga zyra për tu futur në qeli si i paraburgosur gjë që ndodh normalish vetëm për njerëzit shumë të rrezikshëm, unë e thash kjo është dispropocionale. Kush duhet hetuar duhet hetur, por deri kur gjykata e nxjerr fajtor është i pafajshëm.

Në qoftë se njeriu e merr e fut brenda dhe lëshohet të gjithë hienat politike ti bëjnë gjyqin ndodh siç ndodhi dikur, vjen dënimi publik pastaj pjesa tjetër. Duke parë që të gjitha shkallët e gjyqit nuk e nxorrën kryetarin të kryej detyrën ne menduan që Tirana nuk ka arsye të paguaj.

Ne mendua me respekt të plotë të ligjit, sepse ligji thotë, kushtetuta më saktë, tjetër gjë thotë për deputetin tjetër gjë për të zgjedhurin lokal. GJK doli me një vendim tjetër nga i yni. Nuk ka asnjë arsye të dyshoj që e kam parë nga një këndvështrim i arsyeshëm pavarësisht se i kundër më tonin. Ne po e mbështesim bashkin që të bëjë më të mirën për buxhetin dhe menduam me Ogertën si drejtuesja politike e qarkut, që të vazhdojmë të komunikojmë në këto dëgjesa si kjo sot”, u shpreh Rama.

ME TE LEXUARAT