Rama vjen në Kuvend: "Do iki jashtë për shumë ditë", trup me trup s`na mundni kurrë

Politikë

Rama vjen në Kuvend: "Do iki jashtë për shumë

Pas protestës që bëri opozita në Kuvend, kryeministri Edi Rama ndodhet tashmë i pranishëm në seancë.

Rama shpjegoi se nuk mund të ishte i pranishëm për shkak të përgatitjeve që i duhet të bëjë për një udhëtim që ka të planifikuar për të shtunën.

“Në këtë rregullore nuk shkruhet në asnjë rresht, që asnjë deputet ka detyrim të qëndrojë në sallë kur për arsye të ndryshme nuk mund të jetë në sallë. Së dyti, dëgjon e gjithë qeveria këtu.

Një debat i zgjatur me aq shumë orë saç është kërkuar nuk mund të ndiqet na të gjithë. Çdo gjë që thuhet këtu, shënohet dhe analizohet më pas.


Nuk u largova, nuk erdha në 16.00, për shkak të ngarkesës së punës. Se pasnesër duhet të largohem për shumë ditë. Për këtë arsye janë shumë detyra për t’u ndjekur. Kur mora mesazhin nga kryetarja që ju kishin ngritur çështjen që unë të jem i pranishëm.

Thashë do të vij. Ju bllokuat foltoren. Me të keq, me akte që vënë përpara forcën fizike përdorimin e trupit si pengesë, me ne nuk keni fituar asnjë herë dhe as do të fitoni asnjë herë. Jam i gatshëm ta dëgjoj. Kryetarin e PD. I qëndroj 100 për qind atyre që thashë sot…”

ME TE LEXUARAT