Ramës nuk i del koha për "t'u çmallur" me Angela Merkel, zbulohet çfarë i tha në Rinas

Politikë

Ramës nuk i del koha për "t'u çmallur" me Angela

Vizitës së kancelares gjermane, Angela Merkel në Tiranë i ka ardhur fundi. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama ai që e ka përcjellë Merkel në aeroportin e Rinasit, ku dhe ka patur edhe një bisedë me të.

Rama e ka ftuar kancelaren gjermane që të vizitojë Shqipërinë kur të jetë e lirë.

Pjesë nga biseda:

Rama: Gjithçka në rregull?



Merkel: Cdo gjë është në rregull.

Merkel: Tani, shpresoj të takohem në Ljubljana, Sllovenia.

Rama: Shpresoj që të na vizitosh kur te jesh totalisht e lirë.

Merkel: Po, por do më shikosh fillimisht në Ljubljana.

Rama: Po sigurisht.

Kancelarja Merkel zhvilloi disa takime “lamtumire” në mbyllje të detyrës së saj në Ballkanin Perëndimor. Në Tiranë Merkel zhvilloi edhe një takim me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

ME TE LEXUARAT