Raporti final i OSBE për 25 prillin, reagon BE: Partia në pushtet keqpërdori burimet shtetërore

Politikë

Raporti final i OSBE për 25 prillin, reagon BE: Partia në pushtet

Komisioni Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në BE ka reaguar pas raportit final të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, shprehet se në raport u konfirmua keqpërdorimi i burimeve shtetërore nga partia në pushtet.

Reagimi i plotë

Raporti përfundimtar të Misionit të Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it mbi zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, i cili u zhvillua të dielën, më 25 prill, konfirmon se zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata zgjedhore dhe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i reformuar, mbikëqyri procesin zgjedhor në një mënyrë transparente, duke gëzuar besimin e palëve të interesuara. Raporti konfirmon gjithashtu shqetësimet në lidhje me keqpërdorimin e burimeve shtetërore apo funksioneve zyrtare nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike. Raporti përfundimtar ofron rekomandime për të përmirësuar kuadrin zgjedhor në #Shqipëri në linjë me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhjet demokratike.

Ne nxisim Parlamentin e ri të angazhohet në një dialog konstruktiv për të trajtuar rekomandimet si çështje me përparësi në legjislaturën e ardhshme, si dhe për ta përshtatur kornizën ekzistuese ligjore shumë kohë para zgjedhjeve të ardhshme.

Ne gjithashtu i nxisim autoritetet kompetente shqiptare të përfundojnë hetimet dhe procedimet mbi pretendimin për blerje së votës dhe rrjedhjen e informacioneve personale sensitive. #BE-ja përsërit angazhimin për të punuar së bashku me Shqipërinë për trajtimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

--- The final report of the OSCE/ODIHR Limited Election Observation Mission on Albania’s parliamentary elections, which took place on Sunday 25 April, confirms that the parliamentary elections were generally well organised by the election administration, and that the reformed Central Election Commission (CEC) oversaw the election process in a transparent manner, enjoying the trust of stakeholders. It also confirms concerns related to the misuse of State resources or official functions by the ruling party and other public figures. The final report offers recommendations to further improve the electoral framework in Albania in line with OSCE commitments and other international standards for democratic elections. We encourage the new Parliament to engage in constructive dialogue to address the recommendations as matter of priority in the next legislature and to adapt the existing legal framework well ahead of the upcoming elections. We also encourage the competent Albanian authorities to complete the outstanding investigations and proceedings on alleged vote-buying and leaking of sensitive personal information. The #EU reiterates its commitment to work alongside #Albania in addressing the OSCE/ODIHR recommendations. European Commission EU Neighbourhood & Enlargement European External Action Service - EEAS

ME TE LEXUARAT