“Raporti më i mirë në 30 vite”, Taulant Balla reagon pas gjetjeve të OSBE/ODIHR

Politikë

“Raporti më i mirë në 30 vite”, Taulant Balla reagon

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Balla e konsideron si raportin më të mirë për zgjedhjet në 30 vite duke i adresuar meritën qytetarëve shqiptarë që ushtruan të drejtën e votës.

Sipas tij, OSBE/ODIHR ka konfirmuar se zgjedhjet e 25 prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhjeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fund ai përgëzon KQZ-në për vlerësimin e marrë në këtë raport.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“OSBE/ODIHR konfirmon gjetjet e raportit paraprak duke konfirmuar se Zgjedhjet e 25 Prillit ishin shprehje kuptimplotë e demokracisë dhe e respektimit të lirisë së zgjedhësve. Shqipëria merr raportin më të mirë për zgjedhjet në këto 30 vite dhe kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përgëzime KQZ për vlerësimin e marrë në këtë Raport” – shkruan Balla.

Gjatë mbrëmjes së sotme, OSBE/ODIHR publikoi raportin e plotë të zgjedhjeve të 25 prillit ku ka përpiluar një sërë çështjesh mbi të gjithë procesin zgjedhor. Raporti thekson se Partia Socialiste e cila ka pushtetin krijoi avantazh për shkak të kontrollit të administratave lokale dhe keqpërdorimi i burimeve administrative.

ME TE LEXUARAT