Rritja e çmimit të energjisë për bizneset e mëdha, PD: Bie në kurriz të qytetarëve!

Politikë

Rritja e çmimit të energjisë për bizneset e mëdha,

Partia Demokratike akuzon qeverinë për krizën e deklaruar nga kryeministri Edi Rama. Sipas PD, kjo është një krizë korrupsioni dhe jo energjitike.

Në një deklaratë për mediat, sekretari i grupit parlamentar demokrat, Arbi Agalliu u shpreh se kriza i ka themelet në abuzimin e tenderëve me miliona euro që zhvillon OSSHE.

Sipas tij, rritja e çmimit të energjisë për biznesin e madh bie në kurriz të qytetarëve.

“Njerëzit, qytetarët, konsumatorët,, blejnë produkte dhe shërbime që ofrohen nga biznesi i madh dhe në këtë kontekst xhepi i çdo shqiptari do të rëndohet në mënyrë të pashmangshme,” tha ai ndër të tjera

Deklarata e plotë nga Arbi Agalliu:

Përshendetje të nderuar qytetarë!

Sot dëgjuam se si qeveria i faturon tregjeve ndërkombëtare krizën të cilën e artikulon përdite. Por në të vërtetë problemi është tjetërkund.


Kjo është një krizë korrupsioni, kjo krizë i ka themelet në abuzimin e tenderave me miliona euro që zhvillon OSSHE.

Kjo krizë buron nga punësimi në administratën publike dhe në OSSHE të qindra patronazhistëve që paguhen nga taksat e shqiptarëve. Kjo krizë e ka themelin në abuzimin dhe vjedhjen që bëhet në këtë sektor.

Ne nuk kemi asnjë investim real në sektorin e energjisë në Shqipëri.

Dëgjuam qeverinë sot se si tha që nuk do të rritet çmimi i energjisë elektrike për konsumatorin dhe për biznesin e vogël, por në asnjë moment nuk dëgjuam se çfarë do te ndodhë me çmimin e energjisë elektrike për biznesin e madh.

Është e pashmangshme nëse do të kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike për këte sektor të mos preket qytetari shqiptar.

Njerëzit , qytetarët, konsumatorët,, blejnë produkte dhe shërbime që ofrohen nga biznesi i madh dhe në këtë kontekst xhepi i çdo shqiptari do të rëndohet në mënyrë të pashmangshme.

Të nderuar qytetarë! Kriza nuk vjen nga rritja e çmimit të tregjeve ndërkombëtare. Kriza i ka themelet pikërisht në abuzimet dhe në korrupsionin që kjo qeveri bën.

ME TE LEXUARAT