Salianji: Zero bashkëpunim me Ramën, ja si do imponohemi për reformat

Politikë

Salianji: Zero bashkëpunim me Ramën, ja si do imponohemi për

Partia Demokratike do të refuzojë çdo mundësi bashkëpunimi me qeverinë dhe kryeministrin Rama. Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji foli për aksionin që demokratët do të ndjekin në Parlament, duke hedhur poshtë çdo pretendim për një bashkëpunim me socialistët.

“PD e ka kundërshtar dhe çdo lloj aludimi për bashkëpunim nuk ekziston. Ne jemi të vjedhur ndërkohë që ata janë hajdutët,” shprehet Salianji.

Përballë rritjes së çmimit të naftës, gazit dhe energjisë elektrike, Salianji flet për propozime që do të lehtësonin buxhetet e familjeve shqiptare.

“Fokusi kryesor i opozitës është që të bëjë gjithçka që mundet që të mos lejojë që këto të ndodhin,” thekson ai.

Deputeti demokrat thekson se debatet e brendshme nuk do ta heqin fokusin nga aksioni opozitar, teksa PD ka ngritur edhe një mekanizëm të ri për çdo denoncim të qytetarëve.

Protestat do të jenë një instrument që demokratët do ta përdorin, nëse qeveria nuk do të reflektojë përballë propozimeve të tyre për ulje të TVSH-së dhe çmimit për energjinë elektrike. 

 

 

ME TE LEXUARAT