Shqipëria kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve, do të marrë 700 mln euro borxh

Politikë

Shqipëria kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve, do

Shqipëria pritet të rëndojë situatën e borxhit publik duke marrë një borxh 500 deri në 700 mln euro në tregjet ndërkombëtare deri në fund të tetorit. Emetimi i eurobondit vjen në një moment që vendi ka një nivel të lartë borxhi.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar niveli i borxhit publik pritet të arrij në 80% gjatë këtij viti duke rezultuar më i larti në rajon.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj theksoi se ky eurobond do të përdoret për të financuar shëndetësinë dhe infrastrukturën.

Ministrja hodhi poshtë akuzat e opozitës se shqiptarët po varfërohen për shkak të rritjes së çmimeve.

Shqipëria del në tregjet ndërkombëtare për të marrë një borxh për të pestën herë.

ME TE LEXUARAT