"S’jemi parti që flemë gjumë", Gjiknuri prezanton Ballën si drejtues qarku në Fier

Politikë

"S’jemi parti që flemë gjumë", Gjiknuri prezanton

Disa ditë pasi i zuri vendin në 2 postet që mbante, Damian Gjiknuri tashmë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste ka prezantuar në Fier drejtuesin e ri politik të këtij qarku, Taulant Ballën.

Gjatë një deklarate për mediat, Gjiknuri deklaroi se Fieri nuk ka pasur rezultatin që pritej dhe për këtë arsye në këtë qark do të bëhet një analizë e thellë për të qenë gati për zgjedhjet lokale 2023.

“Kam filluar një tur takimesh në të gjitha qarqet e Shqipërisë për të prezantuar të delegimit të ri dhe për të filluar punën për reformimin e Partisë Socialiste për të qenë gati për zgjedhjet e ardhshme. Nuk jemi parti që flemë gjumë dhe të presim zgjedhjet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Ne duhet të fillojmë të organizohemi sa më mirë. Edhe këtu në Fier pavarësisht se rezultati mund të kishte qenë më I mirë. PS do korrigjojë gabime që ka bërë me qëllim që zgjedhjet vendore të kenë rezultat sa më të favorshëm.

Takimi është organizativ. Në të gjithë Shqipërinë do ketë riorganizim të strukturave. Fieri nuk pati rezultatin që ne prisnim. Ka qenë një qark tradicionalisht i majtë. Fitorja e zgjedhjeve vendore në Fier do jetë shumë e rëndësishme për këtë proces”, tha Gjiknuri.

ME TE LEXUARAT